Personat me nevoja të veçanta do të kenë qasje në shoqërinë digjitale në Maqedoninë e Veriut, sqaroi ministri Andonovski
Po krijojmë një kornizë juridike që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, si dhe qytetarëve të moshuar pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqërinë digjitale, theksoi ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, në debatin e sotëm publik për draft-ligjin për qasje në ueb faqet dhe aplikacionet celulare të institucioneve […]
Po krijojmë një kornizë juridike që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, si dhe qytetarëve të moshuar pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqërinë digjitale, theksoi ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, në debatin e sotëm publik për draft-ligjin për qasje në ueb faqet dhe aplikacionet celulare të institucioneve nga sektori publik, raporton MIA.
Andonovski, siç kumtoi Ministria, e ka theksuar qëllimin e Qeverisë për krijimin e një shoqërie digjitale plotësisht gjithëpërfshirëse.
Në debatin publik, të organizuar nga Ministria për Transformim Dixhital, morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, sektori joqeveritar, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia akademike, duke demonstruar rëndësinë e këtij legjislacioni për shoqërinë e Maqedonisë.
“Ky ligj është një hap thelbësor drejt sigurimit të qasjes së plotë në ueb faqet qeveritare për personat me aftësi të kufizuar. Kjo është një çështje e cila me ndihmën e teknologjisë, do të mundësojë të drejtat themelore të njeriut dhe qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Andonovski.
Ligji, i cili buron nga Direktiva e BE-së 2016/2102, parashikon masa gjithëpërfshirëse për sigurimin e qasjes, duke përfshirë qasjen e lehtë dhe të kuptueshme në përmbajtje, funksionimin e ndërfaqes dhe qëndrueshmërinë e zbatimit teknik. Për ndjekjen e zbatimit të ligjit, Ministria për Transformim Dixhital do të përkushtohet në harmonizimin, sigurimin e trajnimeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve teknike.
“Vizioni ynë është i qartë – po ndërtojmë një shtet dixhital në të cilin çdo qytetar, pa përjashtim, do të ketë qasje të barabartë te informatat dhe shërbimet. Ky ligj është pjesë e përpjekjeve më të gjera të shtetit për plotësimin e detyrave nga Agjenda reformuese, Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga viti 2011”, ka theksuar Andonovski.
Ai theksoi se ky proces kërkon kohë dhe resurse, por se ky është një investim në një të ardhme më të mirë në të cilën transformimi digjital me të vërtetë nuk lë askënd pas. “Një e ardhmme në të cilën teknologjia shkatërron barriera dhe nuk i krijon ato”, ka theksuar Andonovski në fjalimin e tij.
Përndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka nevojë të madhe për edukim digjital, por shtetit i mungon qasja strategjike për këtë çështje, veçanërisht për qytetarët që nuk janë pjesë e arsimit formal. Për planin vjetor të Qeverisë për vitin 2025, Fondacioni “Metamorfozis” ka propozuar nismën: Krijimi i një Strategjie Nacionale për Edukim Digjital.
Ofrimi më i madh i mundësive për ndërtimin e shkrim-leximit digjital dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve të vendit ndaj kërcënimeve kibernetike vjen nga shoqëria civile, në mesin e tyre edhe Fondacioni “Metamorfozis” me aktivitetet e tyre.