OJQ-të dhe mediat në RMV ishin pjesë e punëtorisë “Çfarë është dhe pse është i rëndësishëm Ligji i BE-së për shërbimet digjitale?
Në Ballkanin Perëndimor, pajtueshmëria me Ligjin e shërbimeve digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) është çelësi për krijimin e një hapësire më të sigurt në internet. Vendet tashmë po punojnë për harmonizimin dhe qeveritë, shoqëria civile dhe kompanitë e teknologjisë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një qasje rajonale që […]
Në Ballkanin Perëndimor, pajtueshmëria me Ligjin e shërbimeve digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) është çelësi për krijimin e një hapësire më të sigurt në internet. Vendet tashmë po punojnë për harmonizimin dhe qeveritë, shoqëria civile dhe kompanitë e teknologjisë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një qasje rajonale që forcon të drejtat digjitale dhe respekton vlerat demokratike, transmeton Portalb.mk.
Kjo u theksua në seminarin e sotëm “Çfarë është dhe pse është i rëndësishëm Ligji i BE-së për shërbimet digjitale?” organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun unik digjtal të BE-së”, i cili ishte i dedikuar për organizatat civile dhe mediat.
Folëset Dançe Danilovska-Bajdevska, drejtoreshë e programeve në Fondacionin Metamorfozis dhe Despina Kovaçevska, specialiste e monitorimit të mediave, dhanë një pasqyrë të Ligjit të BE-së për shërbimet digjitale, folën për rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave, por edhe për ndikimin e ligjit në organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.
“Bëhet fjalë për grup rregullash që mbrojnë përdoruesit, inkurajojnë përparimin demokratik dhe forcojnë besimin në shërbimet digjitale. Me këtë ligj, Bashkimi Evropian vendos standard global për internet të drejtë dhe të sigurt për të gjithë. Sipas disa politikanëve në Bruksel, DSA do të sjellë rregull në ‘Perëndimin e Egër’ digjital. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë përmban ky ligj i BE-së”, theksuan folësit në punëtori.
Në këtë ngjarje u prezantuan edhe gjetjet e analizës së ndikimit të Ligjit të BE-së për shërbime digjitale në kornizën ligjore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas analizës, dokumenti kombëtar më domethënës që sqaron përafrimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret dhe politikat e BE-së është Programi Kombëtar për Miratimi i Ligjit të BE-së (NPAA).
Pajtueshmëria me DSA, megjithatë, do të kërkojë punën e koordinuar të disa ministrive dhe harmonizimin e disa ligjeve, siç janë ligjet për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, për mediat, për komunikimet elektronike, për mbrojtjen e të dhënave personale, për tregti elektronike, për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe shumë të tjera.
Projekti “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun unik digjital të BE-së” synon të avancojë standardet e të drejtave digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në integrimin e tij të suksesshëm në Tregun unik digjital. Kjo iniciativë përfaqëson një përpjekje të përbashkët për të adresuar standardet e pabarabarta të të drejtave digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një qasjeje me shumë palë për të arritur ndryshime domethënëse. Projekti financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, ndërsa zbatohet nga Partnerët Serbia (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedoni e Veriut), Pse jo? (Bosnje dhe Hercegovinë), OJQ 35 mm (Mali i Zi), Women in TechKosovo (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).