Përulje nuk do të ketë” – Mickoski kundër negociatave të njëanshme me Bullgarinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Euronews Serbia, ka refuzuar prerë kërkesat bullgare për ndryshime kushtetuese që do përfshinin bullgarët si popull konstituiv. Ai i The post Përulje nuk do të ketë” – Mickoski kundër negociatave të njëanshme me Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 01:00
 0  5
Përulje nuk do të ketë” – Mickoski kundër negociatave të njëanshme me Bullgarinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Euronews Serbia, ka refuzuar prerë kërkesat bullgare për ndryshime kushtetuese që do përfshinin bullgarët si popull konstituiv. Ai i cilësoi këto kërkesa si të pabazuara dhe rezultat i presioneve të politikës së korruptuar të së kaluarës, transmeton Flaka Media

“Nëse kërkohet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën tonë, atëherë pyes: çfarë ndodh me maqedonasit në Bullgari, për të cilët ekzistojnë 14 vendime nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut që dëshmojnë diskriminim?” – tha Mickoski.

Ai vuri në pah se Bullgaria vetë nuk respekton të drejtat e maqedonasve në territorin e saj dhe kjo, sipas tij, përbën një standard të dyfishtë në qasjen ndaj të drejtave të njeriut.

Mickoski kritikoi ashpër udhëheqjet e kaluara që sipas tij “për interesa personale dhe për të mbetur në pushtet” kishin pranuar kompromise të dëmshme për shtetin, përfshirë ndërrimin e flamurit, emrit dhe ndryshimet e mëparshme kushtetuese.

Në fund, ai theksoi se nuk do të ketë përulje të re politike dhe se do të angazhohet ndërkombëtarisht për të dëshmuar legjitimitetin e qëndrimeve të Maqedonisë së Veriut. Flaka Media

The post Përulje nuk do të ketë” – Mickoski kundër negociatave të njëanshme me Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .