Levica do të paraqesë projektligj për krijimin e një inspektorati për përdorimin e simboleve shtetërore në RMV
Partia Levica në opozitë njoftoi se këtë javë grupi i saj parlamentar në Kuvend do të paraqesë një projektligj për krijimin e një inspektoriati për përdorimin e simboleve shtetërore – stemës, flamurit, himnit dhe flamujve të komuniteteve, transmeton Portalb.mk. Me krijimin e një inspektorati të tillë, siç theksoi deputeti Amar Mecinoviq nga Levica, do të […]


Partia Levica në opozitë njoftoi se këtë javë grupi i saj parlamentar në Kuvend do të paraqesë një projektligj për krijimin e një inspektoriati për përdorimin e simboleve shtetërore – stemës, flamurit, himnit dhe flamujve të komuniteteve, transmeton Portalb.mk.
Me krijimin e një inspektorati të tillë, siç theksoi deputeti Amar Mecinoviq nga Levica, do të mundësohet mekanizëm për zbatimin e zgjidhjes ekzistuese ligjore për përdorimin e simboleve shtetërore.
“Ligji për Përdorimin e Flamurit Shtetëror dhe Stemës ekziston prej 27 vitesh, por nuk ka asnjë organ që e zbaton këtë ligj. Ekziston edhe një ligj për flamujt e komuniteteve dhe ai ligj përcakton gjoba, por nuk ka asnjë institucion që i vendos ato. Jemi dëshmitarë të çdo dite të mosrespektimit të simboleve shtetërore, veçanërisht gjatë festimeve publike, ngjarjeve sportive dhe madje edhe ceremonive zyrtare”, tha Mecinoviq në konferencën e sotme për shtyp në Parlament.
Propozim-ligji, siç tha ai, do të mbushte boshllëkun ligjor, përkatësisht do të krijohej një inspektorat në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me kompetenca të përcaktuara qartë, një procedurë për mbikëqyrjen inspektuese dhe masa kundërvajtëse. Ky organ, siç shtoi Mecinoviq, do të kishte kapacitetin për të mbikëqyrur individët, personat juridikë dhe institucionet, dhe qytetarët mund të paraqisnin iniciativa tek ai.
“Çdo ditë shohim përdorim të papërshtatshëm, ekspozim fyes ose mungesë aty ku ligji përcakton se duhet të jetë. Në thelb, Ligji për Përdorimin e Simboleve Shtetërore nuk respektohet aq shpesh saqë është relativizuar tashmë pa një organ që supozohet ta zbatojë atë. E gjithë kjo shkel drejtpërdrejt dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij”, theksoi deputeti i të Majtës.
Mecinovi1 shprehu pritjen e tij që projektligji do të marrë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.