Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar të pashpjegueshëm dhe jo transparent vendimin e liderit Arben The post Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 01:00
 0  5
Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar të pashpjegueshëm dhe jo transparent vendimin e liderit Arben Taravari për t’u larguar nga Qeveria dhe për t’iu afruar sërish BDI-së dhe Frontit Evropian, transmeton Flaka Media

“Pjesa dërrmuese e strukturave të ASH-së nuk pajtohen me këtë rikthim në kthetrat e BDI-së. Ata do të mbeten në Qeveri,” deklaroi Mexhiti për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M. Ai aludoi se Taravari mund të ketë vepruar nën presion apo shantazh.

Duke komentuar zhvillimet parlamentare, Mexhiti paralajmëroi lëvizje të reja në Kuvend. Sipas tij, katër deputetë të Frontit Evropian janë pranë largimit dhe pritet t’i bashkohen shumicës qeverisëse. “VLEN-i nuk do të mbetet me nëntë deputetë. Lëvizjet kanë filluar,” theksoi ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara dhe nuk varen nga numri i deputetëve. “Kemi hyrë në Qeveri për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, jo për aritmetikë politike,” u shpreh Mexhiti, duke siguruar se marrëveshja politike do të respektohet.

Në fund, Mexhiti dha mbështetje për Arben Fetain, zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë, duke e vlerësuar për transparencë dhe kapacitet në qeverisje. Flaka Media

The post Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .