Pesë Prokuroritë në vend, së shpejti bëhen me drejtues të rinj
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në KPK gjatë këtij muaji, paneli vlerësues ka poentuar kandidatët. Për Prokurorinë e Pejës, më së shumti pikë ka marrë prokurori Ersan Qavolli, gjithsej 91.8. I njëjti njihet për aksionin e madh të anti-drogës
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore.
Para se të votohen në KPK gjatë këtij muaji, paneli vlerësues ka poentuar kandidatët.
Për Prokurorinë e Pejës, më së shumti pikë ka marrë prokurori Ersan Qavolli, gjithsej 91.8.
I njëjti njihet për aksionin e madh të anti-drogës ku u sekuestruan rreth 3 tonë drogë. Nën drejtimin e të njëjtit u sekuestruan edhe miliona pasuri që po e heton tash. Gjithashtu, në dosjet e tij ka edhe arrestimet e bujshme për fajde. Qavolli për këto aksione edhe ishe kërcënuar me jetë.
Por, në KPK do të shkojë edhe emri i prokurores Lumturije Vuçetaj që mori gjithsej 88 pikë dhe Sanije Gashi-Seferi me 71 pikë.
I vetëm në garë për Prokurorinë Themelore në Gjilan, është kryeprokurori aktual Arben Kadriu, i cili mori 93.6 pikë.
Pa konkurrencë është edhe Petrit Kryeziu, për Prokurorinë e Prizrenit. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit mori në fakt më së shumti pikë nga të gjithë në këtë konkurs, me plotë 97.6. Kryeziu u kërcënua me jetë për shkak të arrestimeve që i bëri gjatë këtij viti, atyre që dyshohen për fajde.
Në garë për Prokurorinë Themelore të Ferizajt ishte Prokurori i Speciales, Burim Çerkini që i mori 93.4 pikë, derisa prokurori Ismet Rrahmani veç 76.
Për shefin e Prokurorisë në Mitrovicë, paneli vlerësues nuk ua dha pikët e mjaftueshme asnjërit nga kandidatët.
Shpëtim Peci i mori 68.8 pikë e Zef Prendrecaj 63.6.