“Mos i publikoni të dhënat tuaja personale” – aksion artistik në Shkup në Ditën evropiane për ruajtjen e të dhënave personale
“Mos i postoni të dhënat tuaja personale” – përmes aksionit simbolik që në mëngjes ishte shfaqur në rrugën “Maqedonia” në Shkup, një grup i artistëve ka tërhequr vëmendjen për ruajtjen e të dhënave personale, transmeton Portalb.mk. Të brendshmet gjigante dhe rrobat e palosura me dokumente personale të printuara kishin për qëllim nxitjen e qytetarëve, veçanërisht […]
“Mos i postoni të dhënat tuaja personale” – përmes aksionit simbolik që në mëngjes ishte shfaqur në rrugën “Maqedonia” në Shkup, një grup i artistëve ka tërhequr vëmendjen për ruajtjen e të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.
Të brendshmet gjigante dhe rrobat e palosura me dokumente personale të printuara kishin për qëllim nxitjen e qytetarëve, veçanërisht brezave të vjetër, që t’i marrin seriozisht kërcënimet dhe problemet që lindin nga mbrojtja e pamjaftueshme dhe joadekuate e të dhënave personale.
Aksioni është pjesë e grupit Urban Art Actions – Urban Guerrilla të Qendrës për Arte Bashkëkohore dhe është caktuar për 28 janar, Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave.
“Përmes këtij veprimi, duke përdorur gjuhën e thjeshtë popullore dhe mendimin e mprehtë të krijuesit popullor të thënë në një sintagmë të thjeshtë, duam t’ju kujtojmë se ashtu siç fshehim pjesët e “turpshme” të trupit tonë, duhet të fshehim edhe të dhënat tona personale. Në këtë mënyrë, ne duam të ndikojmë tek publiku dhe qytetarët që të zhvillojnë vetëdijen dhe të kuptojnë seriozitetin e nevojës për të mbrojtur të dhënat e tyre personale”, thotë Nikola Pisarev nga Qendra për Arte Bashkëkohore.
Ata na kujtojnë se çdo ditë e më shumë qytetarë janë viktima të keqpërdorimit të të dhënave të tyre personale.