Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Pesticidet ndikojnë shumë negativisht mbi biodiversitetin dhe efektet e tyre rrezikojnë të paktën 800 specie mes bimëve, kafshëve e mikrobeve. Këto pasoja shtrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjithë ekosistemin. Studimi i fundit është publikuar në revistën “Nature Communication” dhe është i pari që vlerëson impaktin e pesticideve mbi speciet ujore dhe tokësore. Grupet […]
Pesticidet ndikojnë shumë negativisht mbi biodiversitetin dhe efektet e tyre rrezikojnë të paktën 800 specie mes bimëve, kafshëve e mikrobeve.
Këto pasoja shtrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjithë ekosistemin. Studimi i fundit është publikuar në revistën “Nature Communication” dhe është i pari që vlerëson impaktin e pesticideve mbi speciet ujore dhe tokësore.
Grupet e punës së universiteteve kineze e italiane kanë analizuar të paktën 1700 punë kërkimore dhe kane analizuar përbërjet kimike te dëmshme të përdorura jo vetëm në bujqësi, por edhe në tregti e përdorim shtëpiak.
Impaktet janë negative, janë mbi rreth 800 specie të ndryshme, duke ndikuar tek procesi dhe aftësia e riprodhimit, mbi një sërë sjelljesh për mbijetesë, që tek sigurimi i ushqimit, kapja e gjahut, lëvizjet dhe sjelljet brenda grupit.