Agim Aliu takohet me talentin 9-vjeçar Nil Bytyçi dhe pranon portretin e tij artistik
Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Agim Aliu, nisi ditën me një takim të veçantë me vogëlushin ferizajas, Nil Bytyçi, një artist 9-vjeçar dhe nxënës i klasës së pestë në shkollën “Rizah Matoshi”. Ai priti në zyrën e tij Nil së bashku me prindërit, znj. Nazife dhe z. Gazmend, ku pranoi me kënaqësi dhuratën


Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Agim Aliu, nisi ditën me një takim të veçantë me vogëlushin ferizajas, Nil Bytyçi, një artist 9-vjeçar dhe nxënës i klasës së pestë në shkollën “Rizah Matoshi”.
Ai priti në zyrën e tij Nil së bashku me prindërit, znj. Nazife dhe z. Gazmend, ku pranoi me kënaqësi dhuratën, një portret të realizuar nga vetë talenti i vogël.
Aliu e përgëzoi Nilin për pasionin dhe talentin që kultivon që nga fëmijëria dhe shprehu bindjen se ai ka një të ardhme të ndritur në art.
Ky takim nënvizon rëndësinë që kandidati i jep mbështetjes së rinisë dhe zhvillimit të talenteve në komunën e Pejës.
