Petrushevski me akuza ndaj BDI-së. “Nuk mund të kurdisin tenderë, prandaj keqpërdorin çështje etnike”

Nga VMRO-DPMNE edhe sot ripërsëritën se BDI kur ishte në pushtet e ka pranuar shfuqizimin e Balancuesin, por atëherë sipas deputetit Brane Petrushevski, BDI nuk thërriste për protesta për shkak se bënin tenderë të dyshimtë dhe luanin futboll në zyrë. Ai shton se tani kur janë në opozitë, funksionarët e korruptuar të BDI-së nuk mund […] The post Petrushevski me akuza ndaj BDI-së. “Nuk mund të kurdisin tenderë, prandaj keqpërdorin çështje etnike” appeared first on InfoShqip.com.

tetor 13, 2024 - 19:00
 0  6
Petrushevski me akuza ndaj BDI-së. “Nuk mund të kurdisin tenderë, prandaj keqpërdorin çështje etnike”

Nga VMRO-DPMNE edhe sot ripërsëritën se BDI kur ishte në pushtet e ka pranuar shfuqizimin e Balancuesin, por atëherë sipas deputetit Brane Petrushevski, BDI nuk thërriste për protesta për shkak se bënin tenderë të dyshimtë dhe luanin futboll në zyrë. Ai shton se tani kur janë në opozitë, funksionarët e korruptuar të BDI-së nuk mund të kurdisin tenderë dhe të keqpërdorin çështje etnike me qëllim për destabilizim.

“BDI kur ishin në pushtet, në 2023 mori pjesë në përpilimin e Strategjisë për reforma në administratë 2023-2030 me të cilën thuhet se balancuesi ka keqpërdorime të shumta dhe i njëjti duhet të shfuqizohet. BDI pranoi shfuqizimin e balancuesin kur ishin në pushtet dhe në atë kohë nuk bënin thirrje për protesta sepse ishin të fokusuar për të bërë tenderë të dyshimtë dhe për të luajtur futboll nëpër zyra. Tani kur janë në opozitë, funksionarët e korruptuar të BDI-së nuk mund të kurdisin tenderë dhe fillojnë të keqpërdorin çështje etnike për destabilizim”, tha Brane Petrushevski,deputet i VMRO-DPMNE.

The post Petrushevski me akuza ndaj BDI-së. “Nuk mund të kurdisin tenderë, prandaj keqpërdorin çështje etnike” appeared first on InfoShqip.com.