Zoo Shkup reagoi mbi skandalin: Inspektorët e AUV-së kanë kryer masakër ndaj zogjve, duan të dëmtojnë reputacionin tonë

Lidhur me mbylljen e kopshtit zoologjik përshkak të një bakteri vdekjeprurës, ka reaguar Kopshti Zoologjik Shkup. Nga atje thonë se prej mëngjesit të sotëm pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë kryer masakër mbi zogjtë, transmeton Portalb.mk. “Pa […]

tetor 20, 2024 - 07:00
 0  9
Zoo Shkup reagoi mbi skandalin: Inspektorët e AUV-së kanë kryer masakër ndaj zogjve, duan të dëmtojnë reputacionin tonë
Kopshti zoologjik Shkup, foto: Kopshti zoologjik

Lidhur me mbylljen e kopshtit zoologjik përshkak të një bakteri vdekjeprurës, ka reaguar Kopshti Zoologjik Shkup. Nga atje thonë se prej mëngjesit të sotëm pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë kryer masakër mbi zogjtë, transmeton Portalb.mk.

“Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Bëhet fjalë për lloje dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, ndërsa kanë qasje natyrale në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”, thonë nga Zoo.

Qëllimi i kësaj politike, sipas tyre sektare, është të shkaktojë problem të ri të shpikur, dhe të sigurojë alibi për mbylljen e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të dëmtuar reputacionin. Për këtë krim, thonë ata, ZOO Shkup do të ngre kallëzim penal kundër drejtorit të AUV-së si dhe kundër inspektorëve dhe personave që me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik Shkup.

Sot u raportua se kopshti zoologjik ishte i mbyllur që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa ishin evakuuar edhe punëtorët, mësoi Meta.mk nga burime në kopshtin zoologjik të Shkupit, të cilët këmbëngulin në anonimiteti.

Kopshti Zoologjik i Shkupit do të jetë i mbyllur për 21 ditë pas zbulimit të gripit të shpendëve në njërën nga patat që qarkullonte lirshëm në park, raporton Meta.mk nga burime në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për një bakter dhe nuk përjashtohet një virus te patat që mund të infektojë edhe njerëzit. Ditët e fundit kanë ngordhur një duzinë patash dhe tani po ngordhin edhe pjesa tjetër.

U.d drejtori i kopshtit zoologjik në Shkup, Zoran Popov, nuk iu përgjigj thirrjeve të Meta.mk, ndërsa drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, shkurt tha se në kopshtin zoologjik ka qenë që në mëngjes herët dhe se të gjitha analizat e mundshme do të kryhen për të parë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Për momentin nuk mund të jap ndonjë informacion konkret derisa të kemi rezultatet e analizave”, tha Milanov.

Kopshti zoologjik në Shkup, ku kryetarja Danela Arsovska zëvendësoi katër drejtorë në mandatin e saj të deritanishëm, vazhdimisht është nën kritika serioze në opinion për shkak të numrit të madh të kafshëve të ngordhura dhe mostransparencës në punë gjatë viteve të fundit.

Gripi i shpendëve, i njohur edhe si aviarna influenca (AI), është një sëmundje e shkaktuar nga virusi i gripit të tipit “A” që mund të shkaktojë humbje të mëdha në industrinë e shpendëve, në prodhimin e shpendëve (pulat, gjelat, thëllëzat, shpendët e detit, etj.) dhe kufizimet në importin dhe eksportin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të shpendëve. Sëmundja është një zoonozë (sëmundje që prek kryesisht kafshët – shpendët, por shkakton sëmundje edhe te njerëzit). Në raste të rralla, është e mundur të infektohen njerëzit me viruset e gripit të shpendëve. Transmetimi nga njeriu ndodh kur ka kontakt të ngushtë me zogjtë e infektuar ose në një mjedis shumë të kontaminuar.