Pa balancues dhe ende pa Ligj për përfaqësim të drejtë. Fetai: Punësime do të ketë, sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi kërkesën për deklarim të përkatësisë etnike, e me këtë edhe Balancuesin; dhe ndonëse Ligji i ri për përfaqësim të drejtë ende nuk është askund, punësimet do të vazhdojnë. Ato do të bëhen me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, pohon zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai. “Përderisa sa […] The post Pa balancues dhe ende pa Ligj për përfaqësim të drejtë. Fetai: Punësime do të ketë, sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë appeared first on InfoShqip.com.

tetor 13, 2024 - 19:00
 0  6
Pa balancues dhe ende pa Ligj për përfaqësim të drejtë. Fetai: Punësime do të ketë, sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi kërkesën për deklarim të përkatësisë etnike, e me këtë edhe Balancuesin; dhe ndonëse Ligji i ri për përfaqësim të drejtë ende nuk është askund, punësimet do të vazhdojnë. Ato do të bëhen me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, pohon zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai.

“Përderisa sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore, kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë në vend. Nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që nuk është më i vlefshëm për asnjë. Kjo nuk i ndalon punësimet, do të vazhdohet të ketë punësime sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e ka thënë edhe gjykata kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri”, u shpreh Arben Fetai, zv/km për Qeverisje të mirë.

Fetai tha se nuk është i shqetësuar për këtë periudhë vakumi që është krijuar, pa balancues dhe ende pa ligj, sepse siç shtoi, me rëndësi është që më në fund do të sillet një ligj i cili parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë do ta përkthejë në obligime ligjore për institucionet, me mekanizma kontrolli dhe mekanizma të cilat kanë munguar deri më tani. Po i pyetur se çfarë mekanizmi kanë menduar për ta matur përfaqësimin e drejtë në institucione sipas etnive, në kushte kur Gjykata Kushtetuese e ndaloi kërkesën për deklarim të përkatësisë etnike, Fetai nuk deshi të japë detaje, por përmendi regjistrimin e popullsisë.

Ajo që është me rëndësi të theksohet është se baza për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si çdokund në vendet demokratike, është regjistrimi i fundit i popullsisë. Numrat aty janë dhe ato janë që duhet të merren për bazë sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si çdo vend normal europian”, shtoi Fetai.

Dy javë më parë, i ftuar në ClickPlus, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, duke folur rreth mekanizmave eventual brenda Ligjit të ri, theksoi se “ligji sërish do të ketë një mekanizëm si balancuesi”, por duke shtuar se ky do të ketë peshë më të madhe për shkak se në rast se nuk respektohet përfaqësimi i drejtë, drejtuesi i institucionit mban përgjegjësi për shkeljet të ligjit.

The post Pa balancues dhe ende pa Ligj për përfaqësim të drejtë. Fetai: Punësime do të ketë, sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë appeared first on InfoShqip.com.