Komisionerja për Zgjerimin në BE më 13 mars viziton Tiranën, takime nga Rama te Bardhi

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, më 13 mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, presidentin e republikës Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Axhenda e e vizitës […]

Mars 7, 2025 - 21:00
 0  6
Komisionerja për Zgjerimin në BE më 13 mars viziton Tiranën, takime nga Rama te Bardhi

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, më 13 mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, presidentin e republikës Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë  do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”.

Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD  Agron Gjekmarkaj, kryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.