Berisha: Rama kriminalizoi Policinë e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama sapo erdhi në pushtet kriminalizoi Policinë e Shtetit, duke emërkuar ministër të Brendshëm Saimir Tahirin, të cilin ish-kryeministri i quan trafikant droge. Komentet Berisha i bëri në një takim me temë “Siguria dhe Rendi”, ku tha se ata rikthyen më pas në detyra, […]

Jan 17, 2025 - 19:00
 0  4
Berisha: Rama kriminalizoi Policinë e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama sapo erdhi në pushtet kriminalizoi Policinë e Shtetit, duke emërkuar ministër të Brendshëm Saimir Tahirin, të cilin ish-kryeministri i quan trafikant droge.

Komentet Berisha i bëri në një takim me temë “Siguria dhe Rendi”, ku tha se ata rikthyen më pas në detyra, të gjithë ish-trafikantët, ish-oficerët e inkriminuar të larguar nga detyra jo vetëm nga qeveria e PD, por sipas tij, të larguar nga detyra edhe nga qeveritë socialiste para saj.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama në raport me krimin, në historinë kombëtare mund të krahasohet vetëm me Mehmet Shehun dhe Enver Hoxhën, që sipas tij, rrethoheshin nga vrasës dhe kriminelë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama betejën e tij, për krijimin e narkoshtetit e nisi kundra jush, kundra Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim ai vendosi në krye të ministrisë së Rendit, një gangster, një trafikant, një ordiner siç ishte Saimir Tahiri, i cili ishte edhe politikani i parë shqiptarë që do të blinte skafin e trafiqeve, personal.

Me vendosjen e një eksponenti të krimit në krye të Ministrisë së Rendit, Rama dhe mëkëmbësi i tij filluan operacionin e spastrimit të policisë nga qindra oficerë të guximshëm, trima që i bënë vendit shërbime të jashtëzakonshme, duke asgjësuar dhe vendosur para ligjit mbi 206 grupe dhe organizata kriminale më të rrezikshme në Shqipëri dhe në rajon.

Ndërkohë pasi bën këtë spastrim të radhëve të policisë, ata rekrutuan malavitën me të cilën erdhën në pushtet dhe nisën haptas, publikisht, zyrtarisht e narkoshtetit me kanabizimin e të gjithë Shqipërisë.

Ata rikthyen në detyra, të gjithë ish-trafikantët, ish-oficerët e inkriminuar të larguar nga detyra jo vetëm nga qeveria e PD, por e vërteta të larguar nga detyra edhe nga qeveritë socialiste para saj.

Edi Rama në raport me krimin, në historinë kombëtare mund të konsiderohet vetëm me etërit e tij, Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha, që sigurisht rrethoheshin nga vrasës dhe kriminelë, se me asnjeri tjetër.