Pjesëtarët e FSK-së po trajnohen nga trajnerët e xhudos
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes. Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e


Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.
Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim të Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.