PKV për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mjet për një barazi më të madhe gjinore
Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temë “Ndërtimi mbi Progresin: Ngritja e mëtejme e lidershipit të Kosovës në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, njofton Presidenca. Në njoftim thuhet se kjo punëtori në qendër të diskutimeve kishte ritheksimin e rëndësisë së Planeve Kombëtare të


Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temë “Ndërtimi mbi Progresin: Ngritja e mëtejme e lidershipit të Kosovës në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, njofton Presidenca.
Në njoftim thuhet se kjo punëtori në qendër të diskutimeve kishte ritheksimin e rëndësisë së Planeve Kombëtare të Veprimit (PKV) për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si mjet për një barazi më të madhe gjinore, rritjen e paqes dhe sigurisë gjithëpërfshirëse.
Tutje thuhet se qëllimi kryesor i punëtorisë ishte që nëpërmjet ekspertit ndërkombëtar për PKV-të, Mirsad Jacevic, të prezantohen perspektivat ndërkombëtare të shteteve, të cilat kanë miratuar dhe zbatuar PKV-të, me theks të veçantë në sukseset dhe sfidat e tyre në raport me to. Punëtoria trajtoi të gjitha këto aspekte të PKV-ve me përfaqësues të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, si akterët kyç të fushës.
Kjo ngjarje u organizua nga Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, e themeluar në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.