PL i përgjigjet Ramës për pensionet, Memelli: Ofendoi pensionistë, kërcënoi bizneset
PL u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se pensionet nuk janë rritur pasi pagat reale të qytetarëve nuk deklarohen nga bizneset. Zëdhënësja së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli, në një deklaratë për mediat thotë se kreu i qeverisë kërkon që të heq përgjegjësinë nga vetja, duke kërcënuar […]
PL u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se pensionet nuk janë rritur pasi pagat reale të qytetarëve nuk deklarohen nga bizneset.
Zëdhënësja së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli, në një deklaratë për mediat thotë se kreu i qeverisë kërkon që të heq përgjegjësinë nga vetja, duke kërcënuar bizneset.
Sipas PL, qeveria “Rama” ka dështuar që të mbajë premtimin për rritjen e pensioneve dhe se me deklarata e saj po tallet me të moshuarit.
Deklarata e Jasmina Memelli
Qeveria e Edi Ramës vazhdon e thellon skandalet ditë mbas dite. Pas propagandës së rritjes së pensioneve dhe I vetëdijshëm për talljen dhe ofendimin që ju bëri pensionistëve me rritjen e supozuar në masën 4.1% dhe premtimit të rritjes së pensioneve në të ardhmen e largët, Kryeministri ka shigjetuar së fundmi fajtorët e vërtetë për mos rritjen e pensioneve, bizneset.
Pikërisht në këtë periudhe, kur pensionistët, me të drejtë kanë filluar të mos I besojnë më propagandës dhe premtimeve boshe të Kryeministrit për po rreagojnë për ti treguar që nuk tallet dot më me ta, duke protestuar dhe cuar zërin për të drejtat e tyre, Edi Rama gjen zgjidhjen e problemit duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre, pasi sipas një analize të të dhënave të bërë nga Administrata Tatimore për vetëdeklarimet që këto biznese kanë bërë për muajin shtator, rezultojnë se në listpagesë ka përqindje të lartë të punonjësve me paga minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.
37.331 biznese, të cilësuar me risk në fushën e informalitetit të pagave, sipas Administratës Tatimore, kanë marrë mesazhin e qartë presionues se duhet të deklarojnë me vërtetësi pagat e punonjësve të tyre.
Jo vetëm nuk I mbështet dhe nuk ndërmer asnjë masë lehtësuese për bizneset, të cilët me vështirësitë që po hasin, po shkojnë drejt falimentimit, por edhe I kërcënon se në qoftë se nuk rritin pagat do të jenë objek kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm për periudhën në vijim.
Dhe kush ka biznes e kupton shumë qartë mesazhin dhe se cdo të thotë të jesh në kontroll dhe monitorim nga Drejtoria e Tatimeve në Shqipëri.
Shumë pak, për mos thënë fare I intereson Edi Ramës se si këto biznese që mezi mbahen në këmbë dhe me vështirësitë që kanë arrijnë të punësojnë qytetarë për tju dhënë një pagë në fund të muajit të mbajnë familjet e tyre do tja dalin të rrisin pagat për punonjësit për të mbushur një gropë që Kryeministri nuk e ka mbushur në 11 vjet qeverisje.
Partia e lirisë në programin e saj ka 5 Prioritete thelbësore të mirëideuara për të mbështetur cdo fushë dhe kategori, që sot janë totalisht të dështuara
5 prioritete që do të cojnë para ekonominë e këtij vendi dhe krijimin e alternativave, jo vetëm për qytetarët që kanë zgjedhur të jëtojnë në Shqipëri , por edhe për të rikthyer të gjithë ata qytetarë që janë detyruar të braktisin vendin.
Realizimi I këtij programi me 5 Prioritete për 4 milionë shqiptarë plus është fokusi ynë kryesor.