Plani i rritjes prej 6 miliardë euro i BE-së, agjenda e vizitës së von der Leyenit me liderët e rajonit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të nisë një udhëtim katërditor në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, The post Plani i rritjes prej 6 miliardë euro i BE-së, agjenda e vizitës së von der Leyenit me liderët e rajonit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 22, 2024 - 20:01
 0  7
Plani i rritjes prej 6 miliardë euro i BE-së, agjenda e vizitës së von der Leyenit me liderët e rajonit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të nisë një udhëtim katërditor në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ky do të jetë rasti për të diskutuar progresin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe planin e rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së.

Të enjten, pas vizitës në Tiranë, Presidentja do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja von der Leyen dhe kryeministri Mickoski do të mbajnë një konferencë për shtyp në qendrën mediatike të qeverisë, e cila do të transmetohet edhe në EbS.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidentja dhe Kryeministri do të kenë fjalimin e tyre dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në formatin 2+2.

Më vonë gjatë ditës, presidentja von der Leyen do të vazhdojë udhëtimin e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vizita e këtij viti në Ballkanin Perëndimor vjen në një kohë kur zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së, gjë e cila është konfirmuar nga presidentja von der Leyen në disa raste, duke përfshirë së fundmi në Samitin e Procesit të Berlinit dhe në Forumin Strategjik të Bled-it./TV21

The post Plani i rritjes prej 6 miliardë euro i BE-së, agjenda e vizitës së von der Leyenit me liderët e rajonit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .