Digat e Likovës dhe Gllaznjës, nga të cilat Kumanova furnizohet me ujë të pijshëm, janë të mbuluara me mbeturina

Rreth liqeneve të Likovës dhe Gllazhnjës nga të cilat furnizohen me ujë të pijshëm Kumanova dhe Likova, krijohen deponi të egra nga ambalazhet plastike dhe lloje të tjera të mbeturinave, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. “Po ta dinin kumanovanët sa i pistë është, nuk do të hapnin rubinet në shtëpi. Ndërsa ne të gjithë pimë dhe […]

Nëntor 13, 2024 - 12:00
 0  5
Digat e Likovës dhe Gllaznjës, nga të cilat Kumanova furnizohet me ujë të pijshëm, janë të mbuluara me mbeturina
Diga në liqeni artificial të Likovës. Foto: Saso Ilievski/Facebook

Rreth liqeneve të Likovës dhe Gllazhnjës nga të cilat furnizohen me ujë të pijshëm Kumanova dhe Likova, krijohen deponi të egra nga ambalazhet plastike dhe lloje të tjera të mbeturinave, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Po ta dinin kumanovanët sa i pistë është, nuk do të hapnin rubinet në shtëpi. Ndërsa ne të gjithë pimë dhe gatuajmë me atë ujë, por pyetja është se sa i sigurt është. Duhet të kalojnë inspektorët komunal dhe ata të mjedisit, ti detyrojnë autoritetet të pastrojnë plehrat”, thonë peshkatarët që shkojnë në liqen dhe dërgojnë fotot në redaksinë e Sdk.

Dy liqenet artificiale ndodhen në territorin e Komunës së Likovës dhe janë në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa menaxhohen nga “Ujësjellësi – Kumanovë-Likovë”, i cili është ngarkuar edhe për mirëmbajtjen e liqeneve dhe zonës përreth tyre.

Nga Komuna e Likovës thonë se akumulimet i takojnë pushtetit qendror, andaj i ka të gjitha kompetencat lidhur me mirëmbajtjen e tyre, veprojnë vetëm nëse kanë kërkesë për shërbim dhe në këtë rast nuk ka asnjë kërkesë në ndërmarrjen publike për pastrimi i plehrave të grumbulluara.

“Nëse pastrojmë bregun, duhet të tarifojmë. Përveç kësaj na duhet leje e posaçme nga shërbimet shtetërore sepse është tokë e kategorisë së parë, e cila është në pronësi të Maqedonisë dhe zonë e mbrojtur 70 metra e gjerë nga vetë liqenet”, thotë Nuhi Ajdini, sekretar i Komunës së Likovës.

Ai shton se përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është dorëzuar raport në Qeveri për mbrojtje fizike, vendosjen e telave në brigjet e liqeneve, para së gjithash për sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar rënien e mbeturinave në ujë, por deri më tani nuk ka zbatim.

Banorët e Likovës thonë se deponitë në liqenet e Likovës dhe Gllaznjës, si dhe në pjesë të tjera të malit, janë krijuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm që vijnë në natyrë dhe lahen në liqen në fundjavë dhe në verë dhe lënë mbeturina.

Fotografitë me mbeturina në digën në fjalë mund t’i shihni në lajmin e redaksisë së Sdk.mk.