“Po mbikëqyrim çdo element të procesit”, Berisha: Vota e diasporës do të jetë e sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre. Kryedemokrati u pyet fillimisht për mbylljen e TikTok-ut. “Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën, është një akt brutal, është një intolerancë […]

Mars 8, 2025 - 17:00
 0  8
“Po mbikëqyrim çdo element të procesit”, Berisha: Vota e diasporës do të jetë e sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre. Kryedemokrati u pyet fillimisht për mbylljen e TikTok-ut.

“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën, është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe. Për më tepër, Edi Rama mori shkas për bllokimin e tij një shkak të rremë, një pretekst të rremë”, tha Berisha.

Më pas u ndal te vota e diasporës, për të cilën theksoi se do të jetë e sigurt dhe se demokratët po mbikëqyrin çdo element të procesit.

“Vota juaj do jetë e sigurt, u garantoj ju. Ne po mbikëqyrim mbi bazën e ligjit çdo element të këtij procesi, ndaj dhe me lutjen time të ndërmerrni tani, përveç aplikimit që keni bërë për votim, të ndërmerrni një dialog me të gjithë shqiptarët që janë regjistruar, që të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodikatura e Edi Ramës. Të tjerë, që nuk janë regjistruar, të shfrytëzojnë çdo mundësi për të qenë të pranishëm në apelin e Shqipërisë më 11 maj. Shqipëria thërret çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ta ndihmojë atë”, tha Berisha.

Për Berishën, Rama e ka të sigurt humbjen më 11 Maj. Sipas tij, kryeministri po përgatitet që të vijojë të qëndrojë kryetar i Partisë Socialiste.

“Edi Rama së pari po përgatitet që së pari të mos ia marrë kush PS-në, por të qëndrojë kryetari i PS. E vërteta është se Edi Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri, por njëri është më epror nga të gjithë të tjerët, është afera McGonigal. Kështu që mos u çudit që të kërkohet për ekstradim, se unë u jap fjalën se pa asnjë hezitim do ekstradohet në SHBA”, tha Berisha.