PD përgatitet për protestën e 15 marsit, Berisha: Tik-Tok u mbyll sepse të rinjtë nuk mbështesin Ramën
Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Një nga pyetjet e qytetarëve lidhje me mbylljen e Tik-Tok dhe protestën e 15 marsit, të paralajmëruar nga PD. Berisha e cilëson një akt të rëndë mbylljen e rrjetet sociale, duke theksuar se vendimi ka […]

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Një nga pyetjet e qytetarëve lidhje me mbylljen e Tik-Tok dhe protestën e 15 marsit, të paralajmëruar nga PD. Berisha e cilëson një akt të rëndë mbylljen e rrjetet sociale, duke theksuar se vendimi ka si synim censurën e të rinjve që nuk mbështesin kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët
Pyetja juaj është e drejtë dhe është e vërtetë se shqiptarët, më shumë se për cdo gjë tjetër, vuajnë për ato që ju thoni.
Unë nuk e di moshën tuaj, por për ata që kanë përjetuar në diktaturë, e kanë të qartë se censura, cilado qoftë ajo, është akti më i shëmtuar i diktaturës, dhe të gjitha diktaturat nisin me censurën.
Zef, lidhur me këtë, dua të rikujtoj një fjalë të presidentit Donald Trump, që në vlerësimin tim është deklarata më e fuqishme e jetës së tij.
Ai u tha amerikanëve para se të fitonte, se rreziku më i madh për kombin tonë nuk është Kina, nuk është Rusia, ata janë, por rreziku më i madh është armiku i brendshëm.
Ai armik që lartësonte flamurin e censurës, që ngrinte në institucionet e vendit të lirisë zyrat e censurës.
Kompanitë e mëdha, që bënë revolucion në komunikimin në shoqërinë njerëzore, u rikthyen tek censorët dhe krijuan shtabet e censurës.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në një vizitë blic në Shqipëri, të vetmen marrëveshje që firmosi ishte marrëveshja për censurën me ministrin e Jashtëm.
Pse ky reagim?
Sigurisht duhet ta pranojmë, TikToku është një mjet jashtëzakonisht tërheqës dhe komod për komunikimin.
Por akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën, është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe.
Për më tepër, Edi Rama mori shkas për bllokimin e tij një shkak të rremë, një pretekst të rremë.
Ai tha se i ndjeri Martin Cani u vra nga shoku i tij sepse u zunë në TikTok. Por kompania deklaroi botërisht se as Martini, as shoku i tij nuk kishin llogari në TIkTok. Kjo është arsyeja pse ne protestojmë.
Ne protestojmë kundër censurës, pasi kurrë një kryeministër nuk ka të drejtë të privojë qytetarët e vet nga një mjet komunikimi.
Ky bënte atë që bënte Enver Hoxha me Zërin e Amerikës që i vinte zhurmues në 4 anët, apo me televizionet italiane që u vinte zhurmues në mënyrë që njerëzit të mos dëgjonin të vërtetat nga këto mjete.