Kryeziu: Miratimi i ligjeve ishte në rregull, nëse ka shkelje revidohen nga Kushtetuesja
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline, thotë se votimi i ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, në lexim të parë dhe të dytë, tregon se pushteti në mënyrë të ‘’ashpër’’ kanë filluar me i zbatuar disa gjëra dhe ligje, pasi deri më tani sipas tij, pushteti ka qenë ‘’dembel’’. ‘’Është përfundimi i legjislaturës së
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline, thotë se votimi i ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, në lexim të parë dhe të dytë, tregon se pushteti në mënyrë të ‘’ashpër’’ kanë filluar me i zbatuar disa gjëra dhe ligje, pasi deri më tani sipas tij, pushteti ka qenë ‘’dembel’’.
‘’Është përfundimi i legjislaturës së VV-së dhe disa punë që i kanë lënë prapa sepse bukur shumë kanë qenë dembela gjatë kësaj periudhe, dhe tash në mënyrë të ”ashpër” kanë filluar me i zbatu disa gjëra’’, thotë ai.
Kryeziu, potencon se në aspektin ligjor, votimi i ligjeve është në rregull, por se, sipas tij, në aspektin etik, këto ligje nuk do të duhej të kalonin pa opozitën.
‘’Në aspektin ligjor janë në rregull, në aspektin etik nuk janë fort në rregull sepse nuk bëhen pa opozitë, është dashtë të bëhen edhe me opozitë’’ shprehet ai.
Ai potencon se nëse ligjet kanë bërë ndonjë shkelje Kushtetuese, ato do të revidohen nga ajo, por për këtë vendos Kushtetuesja.
‘’A do të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, varet nga ligji si është bërë. Nëse konsiderohet se është shkelur ndonjë e drejt qytetare që është shkelur në Kushtetuë, ajo e revidon’’ u shpreh Kryeziu.