Policia e RMV-së ka ndaluar disa persona për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, gjatë mbrëmjes së të shtunës, janë regjistruar disa raste të vozitjes së shpejtë, ndërsa shoferët e pandërgjegjshëm janë mbajtur në stacion policor, transmeton Portalb.mk. Me datë 19.04.2025 në ora 11.30 në rrugën për në fshatin Ginovcë, komuna e Rankovcës, zyrtarë policorë nga SPB Kriva Pallankë kanë arrestuar T.M. […]

Prill 20, 2025 - 20:00
 0  5
Policia e RMV-së ka ndaluar disa persona për vozitje të shpejtë
Policia e Maqedonisë, Foto: MPB

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, gjatë mbrëmjes së të shtunës, janë regjistruar disa raste të vozitjes së shpejtë, ndërsa shoferët e pandërgjegjshëm janë mbajtur në stacion policor, transmeton Portalb.mk.

Me datë 19.04.2025 në ora 11.30 në rrugën për në fshatin Ginovcë, komuna e Rankovcës, zyrtarë policorë nga SPB Kriva Pallankë kanë arrestuar T.M. (47) nga Kriva Pallanka, i cili drejtonte veturën e pasagjerëve BMW me targa të Kriva Pallankës. MPB bën me dije se ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, pra me 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 70 km/h.

T.M është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit, theksuan nga MPB.

“Me datë 19.04.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurthyesit, kanë arrestuar F.S.(59) nga fshati Livadhi, Strugë, i cili me automjetin e tij “Volkswagen” me targa të Strugës, ka kryer tejkalim të një kolone më të gjatë të automjeteve, me çka ka rrezikuar sigurinë në trafik. Pas dokumentimit të rastit, do t’i përgatitet kallëzim përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga policia informuan edhe për një rast në Kavadar, ku shoferi nën ndikim të alkoolit ka devijuar nga korsia e automjeteve dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

“Sot (20.04.2025) në ora 02:00 në rrugën Strasho Pinxhur në Kavadar, nga ana e punonjësve policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Kavadarit është arrestuar V.S.(25) nga Komuna Rosoman. V.S me automjetin e tij për pasagjerë “mercedes” ka targa të Kavadarit, ka devijuar nga korsia e automjeteve dhe ka goditur një shtyllë elektrike, ndërsa pas masave të ndërmarra është konstatuar se është nën ndikim të alkoolit,  përkatësisht se kishte 1,59 promilë alkool në gjak, pas së cilës është hequr menjëherë nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin policor në Kavadar, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, njoftoi policia.

Ndërkaq, në Negotinë, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën lokale për në fshatin Kurija, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Negotinës kanë arrestuar S.D. (28).

Ai ka vjedhur një veturë  Volkswagen Golf me targa të Negotinës në pronësi të L.I. (28) nga Negotino, i cili sipas raportimit ka qenë i parkuar para shtëpisë së pronarit dhe më pas me veturën ka devijuar jashtë korsisë së automjeteve në rrugën lokale drejt fshatit Kurija.

Sipas policisë, nga analizat e kryera rezultoi se ai drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit.

S.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjeve ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.