Policia e RMV-së ka ngritur padi ndaj 24 personave për keqpërdorime gjatë marrjes së rrogave

Policia e Maqedonisë së Veriut në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj 24 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe “fshehje”, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër S.N (40) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorimi i […]

dhjetor 16, 2024 - 20:00
 0  4
Policia e RMV-së ka ngritur padi ndaj 24 personave për keqpërdorime gjatë marrjes së rrogave
Denarë, foto nga Meta.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj 24 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe “fshehje”, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër S.N (40) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 dhe ndaj 23 personave të tjerë nga disa qytete të vendit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “fshehje” e kryer nga neni 261 i Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

I akuzuari i parë ishte i punësuar në sektorin për financa në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në periudhën kur dyshohet se ka kryer veprën penale duke i rritën rrogat e 23 personave të punësuar në Policisë Financiare, të cilët edhe pse e dinin i pranuan rrogat.

“Në të gjitha formularët e pagave, në rubrikën “orët e festave” ka futur një numër më të madh të orëve të punës gjatë festave, edhe pse e dinte dhe kishte njohuri se personat nuk kishin fare orë pune për festa ose kishin një numër dukshëm më të ulët të orarit të punës për festa”, sqaroi Policia, duke theksuar që bëhet fjalë për periudhën nëntor 2021 – prill 2022.

Vlera e dëmit që e ka shkaktuar 40 vjeçari është vlerësuar rreth 1 548 040 denarë.