Një foshnjë shtatëmujore ka vdekur në Klinikën e fëmijëve në Shkup, Ministria paralajmëroi inspektime të jashtëzakonshme
Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup. Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara. Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të […]
Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup. Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara.
Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.
Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi në Patologji.
Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë se Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror, në pajtim me kompetencat, do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues lidhur me rastin me foshnjën e vdekur shtatëmujore në Klinikën për fëmijë në Shkup.