Policia e RMV-së sekuestroi 283 kilogramë duhan të kontrabanduar

Në një aksion të koordinuar, dje (27.04.) në Negotinë u zbuluan dhe u sekuestruan 283 kilogramë duhan, të paketuar në pako prej 450 gramë secila, ndërsa tre persona u ndaluan nën dyshimin për vepër penale sipas nenit 278 – b “Fshehja e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor” dhe nenit 279 – […]

Prill 28, 2025 - 19:00
 0  1
Policia e RMV-së sekuestroi 283 kilogramë duhan të kontrabanduar
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në një aksion të koordinuar, dje (27.04.) në Negotinë u zbuluan dhe u sekuestruan 283 kilogramë duhan, të paketuar në pako prej 450 gramë secila, ndërsa tre persona u ndaluan nën dyshimin për vepër penale sipas nenit 278 – b “Fshehja e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor” dhe nenit 279 – b “Shmangia e pagesës së akcizës” sipas Kodit Penal të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Gjegjësisht, dje rreth orës 07:30, zyrtarët Stacionit Policor Mihajlovë në Autostradën Gradsko-Negotinë kanë vërejtur dy automjete pasagjerësh me targa të Shkupit, një “Skoda Octavia” dhe një “Audi A6”, të cilat po lëviznin paralelisht në rrugë. Në shenjën “stop”, automjeti “Skoda Octavia” nuk u ndal, rriti shpejtësinë dhe u nis drejt Negotinës, por shumë shpejt u ndalua nga zyrtarët e policisë në qytet. Nga këqyrja e mjetit të drejtuar nga S.F. (30) nga fshati Luboten, rajoni i Shkupit, u zbulua se automjeti ishte i ngarkuar me 29 qese të zeza që përmbanin pako të verdha me 450 gramë duhan (gjithsej 283 kilogramë) pa asnjë dokumentacion për origjinën, gjë që shkakton dëm material për buxhetin në vlerë prej 2.704.340,05 denarësh. Duke ndjekur udhëzimet e Prokurorisë Publike kompetente, dy personat që ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Audi A6″, u ndaluan shpejt R.F. (37) nga fshati Luboten afër Shkupit dhe shoferi i të njëjtit automjet, S.A. (41) nga Shkupi”, thuhet në njoftim.

Inspektim në vend u krye nga inspektorë. Pas dokumentimit të të gjithë rastit, kundër të dyshuarve do të ngrihen akuza përkatëse.