Më 16 maj do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski i cili mohoi veprat e dhunshme penale dhe deklaroi se sipas tij motivi për vrasjen është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar, raporton MIA. Pas dëshmisë së tij, gjykatësi Ivica […]


Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski i cili mohoi veprat e dhunshme penale dhe deklaroi se sipas tij motivi për vrasjen është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar, raporton MIA.
Pas dëshmisë së tij, gjykatësi Ivica Stefanovski u prononcua për disa kërkesa nga i akuzuari Palevski që u dorëzuan gjatë procedurës. Gjykata informoi se pranon marrjen e një video- regjistrimi nga filiali i Halk bankës më 27.11 2023 nga ora 9 deri në orën 12. Kërkesa për të thirrur si dëshmitarë dy ekspertët që ekzaminuan gëzhojat nuk u pranua, sepse kërkesa nuk ishte paraqitur në kohë në përputhje me Ligjin për procedurën penale. Është pranuar të paraqitet si provë gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra Pançe Zhezhovski.
Gjykatësi informoi se sot është dorëzuar një parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Jovica Strashevski me parashtresa të tjera të bashkangjitura për të cilat tha se Gjykatës i duhet kohë shtesë për t’i shqyrtuar.
Më 16 maj pritet të përfundojë procedura e provave dhe të fillohet me procedura plotësuese të provave.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.