Përfaqësuesit e farmacistëve u takuan me Durmishin, kërkuan të përjashtohen nga vendimi për publikimin e çmimeve
Shoqata e Farmacive Private të Republikës së Maqedonisë (ShFPRMV) informon se përfaqësues të farmacistëve zhvilluan takim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në lidhje me ankesën që ata i paraqitën kësaj ministrie në lidhje me vendimin për publikimin e çmimeve të produkteve në faqet e internetit të farmacive dhe marketeve, transmeton Portalb.mk. Gjatë […]


Shoqata e Farmacive Private të Republikës së Maqedonisë (ShFPRMV) informon se përfaqësues të farmacistëve zhvilluan takim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në lidhje me ankesën që ata i paraqitën kësaj ministrie në lidhje me vendimin për publikimin e çmimeve të produkteve në faqet e internetit të farmacive dhe marketeve, transmeton Portalb.mk.
Gjatë takimit, Durmishit iu theksua se në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore dhe vendeve të rajonit, farmacitë janë të përjashtuara nga ndikimi substancial i ligjeve tregtare dhe nuk i nënshtrohen inspektimit nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Për më tepër, u theksua se farmacitë janë një lloj institucioni shëndetësor, për të cilin u mor mbështetje nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED).
Ministri dhe ekipi i tij shprehën mirëkuptim për argumentet e paraqitura, duke siguruar se kundërshtimi dhe kërkesa janë të bazuara dhe se ato do të shqyrtohen dhe zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Prandaj, ata theksuan se lëshimi i bërë me çka farmacitë u vendosën së bashku me marketet në të njëjtin rregullore për shfaqjen e çmimeve të mallrave në ueb-faqe, ata besojnë se pas këtij takimi konstruktiv, farmacitë do të përjashtohen menjëherë dhe nuk do të përfshihen në masat e ardhshme që kjo ministri do të ketë ndaj marketeve”, informoi Shoqata e Farmacive Private.
Një kërkesë e tillë, siç thuhet nga Shoqata, synon harmonizimin e legjislacionit vendas që mbulon farmacitë me trajtimin ligjor të farmacive në Evropë dhe në fqinjësi.
Ndryshe, marketet më të mëdha në Maqedoni në muajin prill kanë publikuar çmimet e shitjes me pakicë në faqet e tyre të internetit, duke respektuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve që hyri në fuqi më 18 prill. Por nga pikëpamja praktike, megjithëse çmimet janë të disponueshme, krahasimi i tyre midis marketeve të ndryshme është i vështirë dhe kërkon kohë.
Në fund të muajit prill skadon kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve maksimale të produkteve ushqimore bazë, të cilin qeveria e vendosi më 20 shkurt me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.