Policia kap mbi 32 kg dro*gë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, duke parandaluar transportimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh. Sipas njoftimit, pas marrjes së informatave të besueshme për një automjet me targa serbe që dyshohej se transportonte drogë, DHTN-Mitrovicë Veri


Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, duke parandaluar transportimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informatave të besueshme për një automjet me targa serbe që dyshohej se transportonte drogë, DHTN-Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe mbështetjen e Njësisë së Krim Teknikës, ndërmorën operacionin e koduar “SHTEGU” në Pikën e Kalimit Kufitar Kosovë–Serbi në Jarinjë.
“Brenda tij, policia zbuloi 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin gjithsej 32.4 kilogramë marihuanë”.
PK thekson se operacioni u zhvillua në konsultim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Si pjesë e procedurave ligjore, policia konfiskoi dy telefona celularë dhe sekuestroi automjetin për hetime të mëtejshme.
I dyshuari, me inicialet N.M. nga Beogradi, u arrestua dhe me vendim të Prokurorit u dërgua në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë nga njësia antidrogë në Mitrovicën e Veriut.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe rendit, duke luftuar me vendosmëri çdo formë të krimit, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.