Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë filluar procesin e krasitjes së mollëve në plantacion. Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës. “Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por
![Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/723040-te-burgosurit-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves-fillojne-krasitjen-e-molleve.jpg)
![te-burgosurit-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves-fillojne-krasitjen-e-molleve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/723040-te-burgosurit-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves-fillojne-krasitjen-e-molleve-1024x768.jpg)
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë filluar procesin e krasitjes së mollëve në plantacion.
Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.
“Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.