Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur në një kolegj privat në Prishtinë. Ahmeti thotë se nga shpërthimi është lënduar një person, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor. ”Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur në një kolegj privat në Prishtinë.
Ahmeti thotë se nga shpërthimi është lënduar një person, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.
”Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje” tha zëdhënësja Ahmeti për FrontOnline.