Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën tek Sorensen: Ishte sfiduese, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit
Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë, shkruan Express. Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën
Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë, shkruan Express.
Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas ish-kryediplomatit sllovak, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.
“Pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar i Dialogut., zyrtarisht po ia dorëzoj pasuesit tim Peter Sørensen. Ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes dhe Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajcak.
And it’s a wrap. After 4 years and 10 months as @EUSR_Dialogue , I am officially handing over to my successor Peter Sørensen. It’s been a challenging, yet rewarding mission and both Kosovo and Serbia can be proud of achieving the Ohrid Agreement.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 31, 2025