Valdet Xhaferi do të drejton me Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”

“Të nderuar miq, me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj jush dhe ndaj shtëpisë sonë politike, ju njoftoj se do të marr drejtimin e Qendra Analitike “Abdilaqim The post Valdet Xhaferi do të drejton me Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 31, 2025 - 22:00
 0  3
Valdet Xhaferi do të drejton me Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”

“Të nderuar miq, me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj jush dhe ndaj shtëpisë sonë politike, ju njoftoj se do të marr drejtimin e Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi”, kështu njoftoi Valdet Xhaferi, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Gostivar.

Kumtesa e plotë:

Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike.

Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë ????
Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës.

Me besimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, jam i bindur se së bashku do të përballojmë çdo sfidë dhe do të arrijmë sukseset e objektivat tona të përbashkëta.

The post Valdet Xhaferi do të drejton me Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .