Porosia që la Drenusha Latifi për ish-partnerin e saj para së të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja, Drenusha Latifi i është bashkuar formatit Big Brother VIP Kosova, duke përmbyllur listën e prime-it të parë të këtij edicioni të tretë. Latifi ka qenë tejet e përfolur këtë vit, ndaj akuzave për dhunë fizike nga ish-bashkëshorti i saj. Ende pa u futur në shtëpi, këngëtarja ndau një porosi për ish-partnerin, […]
Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja, Drenusha Latifi i është bashkuar formatit Big Brother VIP Kosova, duke përmbyllur listën e prime-it të parë të këtij edicioni të tretë.
Latifi ka qenë tejet e përfolur këtë vit, ndaj akuzave për dhunë fizike nga ish-bashkëshorti i saj.
Ende pa u futur në shtëpi, këngëtarja ndau një porosi për ish-partnerin, ku edhe shpjegoi që kohët e fundit kanë gjetur një mirëkuptim.
“Rreth fëmijëve sillen edhe shumë gjëra të tjera, i kam të pambaruara çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, mirëpo mendoj që këto kohët e fundit ndoshta, pak kemi fillu me gjet një mirëkuptim sa i përket kësaj situate. Unë mendoj që Big Brother mundet me ma ofru një mundësi, që unë edhe personi tjetër që unë e kam nda një pjesë të jetës me të dhe i kam dy fëmijë me e gjet një mirëkuptim në këtë rrugëtim”, deklaroi ish-Missi.
Latifi mbrëmë u fut e fundit në shtëpinë e famshme, duke përmbyllur listën e 20 banorëve të këtij spektakli.
Gjatë javëve në vijim pritet të futen edhe emra të tjerë në BBVK.