Dogana e RMV-së dorëzoi kallëzime penale ndaj katër personave, importonin automjete me dokumente të falsifikuara
Katër persona kanë marrë kallëzime penale për falsifikim të dokumenteve me qëllim të pagesës së tarifave më të ulëta të importit gjatë importimit të skafeve dhe një veture, duke i shkaktuar dëm buxhetit prej 143.453 denarë, njofton Drejtoria doganore. Po ashtu, inspektorët edhe në një rast kanë konstatuar shkelje të rëndë të rregulloreve ligjore, ku […]
Katër persona kanë marrë kallëzime penale për falsifikim të dokumenteve me qëllim të pagesës së tarifave më të ulëta të importit gjatë importimit të skafeve dhe një veture, duke i shkaktuar dëm buxhetit prej 143.453 denarë, njofton Drejtoria doganore. Po ashtu, inspektorët edhe në një rast kanë konstatuar shkelje të rëndë të rregulloreve ligjore, ku një shofer, importues dhe doganier dyshohet se kanë futur në vend automjetin dhe për të njëjtën është shmangur pagimi i detyrimeve të importit, me çka në buxhet është shkaktuar dëm i drejtpërdrejtë prej 256.000 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Me këtë rast automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj autorëve është bërë kallëzim penal për dy baza, veprën penale të mashtrimit doganor dhe veprës penale të falsifikimit të dokumenteve. Ndaj doganierit është përpiluar vendim për largim nga puna”, njofton Drejtoria doganore.
Ndaj personit juridik dhe përgjegjës të një shoqërie tregtare është bërë kallëzim penal për mashtrim doganor dhe falsifikim dokumentesh për veprën penale të mashtrimit doganor dhe falsifikimit të dokumenteve. Autorët gjatë importimit të një mjeti motorik mallrash gjatë zhdoganimit të mjetit kanë paraqitur një dokument të falsifikuar për origjinën preferenciale të mallit për t’i liruar nga pagesa e detyrimeve doganore.
“Kjo është konstatuar pas verifikimit të dëshmisë së bashkangjitur për prejardhjen e mallit nga një organ doganor i një shteti anëtar të BE-së, pas së cilës është nxjerrë vendim me të cilin importuesi është obliguar të paguajë shumën prej 236.241 denarë”, thuhet në njoftim.