Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama: Krenar që Shqipëria mikpret miq, si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Ditën e sotme, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë, në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe theksoi se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të […]

shkurt 23, 2025 - 10:00
 0  5
Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama:  Krenar që Shqipëria mikpret miq, si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Ditën e sotme, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë, në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe theksoi se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

Sipas Ramës, ai nxiti po ashtu marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike.

Një tjetër vlerë e shtuar e bashkëpunimit strategjik, sipas Ramës, është programi i monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë si dhe krijimi i kompanisë së përbashkët të letrave me vlerë.

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta… Jam shumë krenar që Shqipëria sot mikpret miq si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan diçka që disa vite më parë as mund të imagjinohej”, tha Rama ndër të tjera Rama.