Panairi i punës në Athinë, Rama thirrje emigrantëve: Mundësi e mirë rikthimi në atdhe

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë me ndjekësit një video, përmes së cilës njofton zhvillim e panairit të punës më 2 Mars në Athinë. Rama u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Athinë, që të marrin pjesë në panairin ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’. Sipas kreut të qeverisë, profesionistët mund […]

shkurt 23, 2025 - 10:00
 0  6
Panairi i punës në Athinë, Rama thirrje emigrantëve: Mundësi e mirë rikthimi në atdhe

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë me ndjekësit një video, përmes së cilës njofton zhvillim e panairit të punës më 2 Mars në Athinë.

Rama u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Athinë, që të marrin pjesë në panairin ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’.

Sipas kreut të qeverisë, profesionistët mund të gjejnë mundësi më të mira për punësim e rikthim në Shqipëri, por dhe një hap i rëndësishëm për karrierën.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën…”, shkruan Rama.