Presidenti i KE: Për Ballkanin Perëndimor, jo afate artificiale

Portugezi Antonio Kosta, mori zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i Këshillit Evropian, duke zëvendësuar Charles Mishel, raporton Klan. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kosta foli edhe për zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimorë, është një mundësi për paqen dhe sigurinë e kontinentit. Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet […]

Nëntor 30, 2024 - 01:00
 0  4
Presidenti i KE: Për Ballkanin Perëndimor, jo afate artificiale
Ballkani Perëndimor. Foto: Arman Fazlic në Canva

Portugezi Antonio Kosta, mori zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i Këshillit Evropian, duke zëvendësuar Charles Mishel, raporton Klan. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kosta foli edhe për zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimorë, është një mundësi për paqen dhe sigurinë e kontinentit.

Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet kandidate do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, duke shmangur burokracitë dhe afatet kohore artificiale.

“Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian edhe shtetet kandidate duhet të punojne më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa pengesa të panevojshme.”

Pritet që presidenti i ri Antonio Costa të martën e ardhshme të presë në Bruksel kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit tonë në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm.