Nga e hëna do të fillojë implementimi i planit për përballje me korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Mickoski
Mjaft kishte pritje, aksioni kundër prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar fillon nga e hëna, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas fillimit të rikontruimit të sallës sportive “Rasadnik” në komunln Kisella Vodë, raporton MIA. Ai theksoi se nuk do të funksionojnë si “estradë” dhe të nënçmohen individë, nuk do […]
Mjaft kishte pritje, aksioni kundër prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar fillon nga e hëna, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas fillimit të rikontruimit të sallës sportive “Rasadnik” në komunln Kisella Vodë, raporton MIA. Ai theksoi se nuk do të funksionojnë si “estradë” dhe të nënçmohen individë, nuk do të angazhohen njësi speciale policore gjatë implementimit të planit i cili do të fillojë të zbatohet nga e hëna.
“Mendoj se e keni parasysh se nuk funksionojmë si estradë dhe sigurisht se nuk do të them unë tani, siç bëhej në të kaluarën, para kamerave apo para mediumeve dhe të sjellë njësi speciale policore, të nënçmoj njerëz, individë etj. Kemi plan, nga e hëna fillojmë me implementimin e planit. Mjaft kishte pritje, pritëm, dhamë mundësi, mjaft ishte. Është e dukshme se janë gjithnjë e më të ashpra sulmet, përnjëherë diarre, dhimbje barku, dhimbje koke, ankth, temperaturë etj., kur duhet të nënshkruhet dekreti i fundit në mënyrë që të zbatohet drejtësia tek disa prokurorë të caktuar, për fat të keq”, deklaroi Mickoski.
Ai edhe këto ditë disa herë theksoi se është i zhgënjyer nga sjellja e disa individëve dhe pamundësisë për zbatim të drejtësisë.
“Çdoherë kur duhet drejtësinë ta implentojmë, dikush është me diarre, temperaturë apo ankth nga prokurorët dhe gjykatësit”, tha Mickoski para dy ditëve pas vizitës në KOSTAL Maqedoni, duke cekur se është “tejet i zhgënjyer nga ajo që po ndodhë” dhe në periudhën që vijon paralajmëron “aksion të fuqishëm” për përballje, siç tha, nëse duhet edhe “në mënyrë tjetër me ata prokurorë dhe gjykatës të korruptuar”.
Ndryshe, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSC), së bashku me partnerët e programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, në muajin nëntor krijuan aplikacionin “Reago”, i cili është mjet inovativ, digjital i dedikuar për qytetarët që duan të kontribuojnë në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike.
Raporti i KE-së për progresin në reforma të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, u publikua më 30 tetor. Në fushën e luftimit dhe parandalimit të luftës kundër korrupsionit u tha se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim dhe se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Korniza institucionale për luftën kundër korrupsionit është e vendosur dhe është e kënaqshme për sa i përket masave parandaluese, megjithatë, nevojitet përmirësim në zbatimin e ligjit.