Presidentja kujton kryetarin e përkushtuar të Suharekës: Hovi i tij u ndal mizo*risht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin. Osmani shkruan se Bytyçi ishte një lider i besueshëm dhe vizionar, rrugëtimi i të cilit u ndal mizorisht. ”22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e

tetor 27, 2024 - 22:00
 0  8
Presidentja kujton kryetarin e përkushtuar të Suharekës: Hovi i tij u ndal mizo*risht
presidentja-kujton-kryetarin-e-perkushtuar-te-suharekes:-hovi-i-tij-u-ndal-mizo*risht

presidentja-kujton-kryetarin-e-perkushtuar-te-suharekes:-hovi-i-tij-u-ndal-mizo*risht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin.

Osmani shkruan se Bytyçi ishte një lider i besueshëm dhe vizionar, rrugëtimi i të cilit u ndal mizorisht.

”22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

Guximi, urtësia dhe vendosmëria e bënë Ukë Bytyçin një lider të besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”.