Presidentja për vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë: Është mesazh i qartë që organet e rendit në vend të nisin hetime ndaj tyre
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetin në listën e zezë amerikane tha se ky është mesazh i qartë që organet e rendit në vend të nisin hetime ndaj tyre, shkruan Alsat. Davkova thotë se nëse autoritetet vendore nuk veprojnë, ky do të […] The post Presidentja për vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë: Është mesazh i qartë që organet e rendit në vend të nisin hetime ndaj tyre appeared first on InfoShqip.com.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetin në listën e zezë amerikane tha se ky është mesazh i qartë që organet e rendit në vend të nisin hetime ndaj tyre, shkruan Alsat.
Davkova thotë se nëse autoritetet vendore nuk veprojnë, ky do të jetë sinjal se në vend do të tolerohet paligjshmëria.
“Është mesazh që duhet të kujdesemi për diçka që ne në drejtësi e quajmë informacion, por ky është informacion i fortë i bazuar në fakte dhe prova. Nuk duhet të qëndrojmë të qetë si më parë dhe t’i lëmë disa që janë futur në listën e zezë të vazhdojnë aktivitetin e tyre të rregullt. Nëse prokurorët publikë duhet të veprojnë sipas informacionit të marrë, ata duhet të veprojnë edhe për këtë rast. Ka mënyra në të drejtën ndërkombëtare, ka edhe marrëdhëniet e ndërsjella se si të merren ato prova dhe si të fillohet procedurë këtu, sepse ndryshe nuk reagojmë kur duhet të reagojmë dhe në fakt në atë mënyrë e tolerojmë paligjshmërinë”, tha Siljanovska Davkova./ Alsat.mk
The post Presidentja për vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë: Është mesazh i qartë që organet e rendit në vend të nisin hetime ndaj tyre appeared first on InfoShqip.com.