Presidentja Siljanovska – Davkova në audiencë te Papa Leoni XIV në Vatikan

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë në kuadër të shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllovenë, gjatë së cilës The post Presidentja Siljanovska – Davkova në audiencë te Papa Leoni XIV në Vatikan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 26, 2025 - 16:00
 0  5
Presidentja Siljanovska – Davkova në audiencë te Papa Leoni XIV në Vatikan

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë në kuadër të shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllovenë, gjatë së cilës pati një audiencë me Papa Leonin XIV.

Pas audiencës së zhvilluar në ambientet e Bibliotekës së apostujve, presidentja Siljanovska – Davkova i prezantoi Papës anëtarët e delegacionit shtetëror-kishtar të Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, u shkëmbyen dhurata simbolike, ku presidentja i dhuroi Papës një gdhendje të thellë artistike me motivin “Rrush”.

Në vijim të vizitës, presidentja realizoi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin. Në takim mori pjesë edhe Sekretari për marrëdhënie me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të Selisë së Shenjtë, kryepeshkopi Poll Riçard Gallager. Takimi zgjati rreth 40 minuta dhe u përmbyll me një shkëmbim simbolik dhuratash.

Pas përfundimit të vizitës në Vatikan, është paralajmëruar një deklaratë për media nga ana e presidentes Siljanovska – Davkova, ndërsa më pas ajo do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Italisë, Serxho Matarella. Flaka Media

The post Presidentja Siljanovska – Davkova në audiencë te Papa Leoni XIV në Vatikan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .