“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën

Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paraditen e së hënës bëri bashkë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Krahas kësaj detyre, Kurti dhe Rama patën përplasje kur u deklaruan për media, lidhur me buxhetin e komunës. Kur Rama përmendi bashkëpunimin në të ardhmen me Kurtin

qershor 30, 2025 - 19:30
 0  4
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën

“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën

Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paraditen e së hënës bëri bashkë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Krahas kësaj detyre, Kurti dhe Rama patën përplasje kur u deklaruan për media, lidhur me buxhetin e komunës.

Kur Rama përmendi bashkëpunimin në të ardhmen me Kurtin për “projektet e mëdha”, Kryeministri në detyrë, ia ktheu se investimet madhore kërkojnë planifike tjera e diçka e tillë është plan shumëvjeçar, e që siç tha ai mund të bëhet me dikë tjetër.

Madje ai shkoi tutje duke thënë se “kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, referuar se në zgjedhjet komunale, ai s’do të drejtojë më Prishtinën.

Kjo deklaratë e Kurtit, bëri që të ketë reagime nga LDK-ja, duke e quajtur atë të papjekur e me mendësi shpellare.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se me këtë deklaratë të Kurtit sot është kuptuar që ai është sikur një fëmijë ngucakeq, vetëm pse ka kërkuar zhbllokimin e projekteve në kryeqytet. Për të, Kurti këtë inat fëmijëror e ka pasur gjithë jetën, e do vazhdoj ta ketë.

“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë. Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

E për një deputet tjetër, VV-ja kështu pati deklaruar edhe katër vite më parë, por ai që gjeti punë tjetër ishte Arben Vitia.

Kështu deklaroi përmes një postimi në Facebook, deputeti i kësaj partie, Paris Guri.

Në anën tjetër, Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi deklaratat e tilla janë mendësi shpellare.

Sipas saj, Rama po kërkon të mos lihet Prishtina peng e atyre që veç dinë të shkatërrojnë vendin.

Në deklaratat e tij, Kurtit i doli në mbrojtje ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Murati duke sulmuar LDK-në, mbrojti shefin e tij duke thënë se ankesën për zhbllokim duhet Rama ta bëjë tek partia ku bën pjesë, duke e lidhur buxhetin e komunës me bllokimin në Kuvend, që sipas tij po e bën LDK-ja.