Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se vizita e

Nëntor 13, 2025 - 20:30
 0
Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA
Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA

Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se vizita e tyre në Kosovë është bërë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vend.

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka deklaruar presidentja.

Ajo ka theksuar gjithashtu krenarinë për FSK-në: “Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”. /Klankosova.tv