Zërat se MSH do t’i merret VLEN-it, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër!
Në emisionin “Debat në Shenja”, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, foli për gjendjen aktuale dhe sfidat në sistemin shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit efikas dhe digjitalizimit si hapa drejt përmirësimit të shërbimeve. Ai tha se brenda 5-6 viteve shëndetësia mund të arrijë standardet evropiane. Ai po ashtu njoftoi bashkëpunime me disa komuna, përfshirë atë […] The post Zërat se MSH do t’i merret VLEN-it, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër! appeared first on InfoShqip.com.
Në emisionin “Debat në Shenja”, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, foli për gjendjen aktuale dhe sfidat në sistemin shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit efikas dhe digjitalizimit si hapa drejt përmirësimit të shërbimeve. Ai tha se brenda 5-6 viteve shëndetësia mund të arrijë standardet evropiane. Ai po ashtu njoftoi bashkëpunime me disa komuna, përfshirë atë të Çashkës, për ndërtimin e infrastrukturës së shëndetësisë primare.
“Ballafaqimi i parë ishte krijimin e buxhetit i cili krijoheshte deri tani i bazuar në histori dhe jo në të dhëna dhe nevoja. Pra ndërruam metodologjinë e përcaktimit të buxhetit. Gjithashtu aspekti i kapaciteteve njerëzore, të mjekëve dhe motrave medicianale. Shëndetësia ka tre shtylla kryesore në të cilat ne investojmë, infrastruktura, e dini se momentalisht deri sa flasim 14 salla në klinikë janë duke u renvouar nga e para… e dini që gjithandej investojmë në aspekt të infrastrukturës”, Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Ndër të tjera, ai komentoi edhe rezultatet zgjedhore të koalicionit VLEN, nga ku sa i përket zërave se Ministria e Shëndetësisë se kjo ministri do t’i merret VLEN-it dhe do t’i takojë një partner tjetër të koalicionit, Aliu tha se pozicioni i tij është politik dhe se mund të ketë ndryshime. Ai deklaroi se është i fokusuar në punën profesionale dhe dëshiron të mbahet mend për punën që ka bërë dhe jo në kalkulime politike.
“Këto pozicione janë pozicione politike. Unë të paktën e kam një kulturë administrative që punoj aty ku jam me përkushtim dhe deri në ditën e fundit në pozitën që jam. Pra nuk kam konkuruar në konkurs për tu bërë ministër thjesht është pozicion politik dhe është funksion i cili në përputhje me politikat në Shtet në Qeveri mund të ketë edhe ndryshime të tilla. Në aspekt të a do të ketë ndryshime apo jo, besoni që unë jamë person i cili nuk merem me këtë punë, dua që në fund të ditës, pasiqë do të jem apo nuk do të jem në atë institucion, të mbahem mend për punët që i kam lënë brenda dhe për proceset të cilat i kam bërë”, Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
I pyetur nëse është optimist që shëndetësia mund të rregullohet në vendin tonë, Aliu tha se është optimist për shkak dy aspekteve. E para sipas tij është aspekti i digjitalizimit dhe me një strategji sipas tij afatshkurte mesme dhe të gjatë, shëndetësia tek ne brenda 5-6 viteve mund të duket si një shëndetësi e vendeve evropiane me shërbime optimale shëndetësore.
The post Zërat se MSH do t’i merret VLEN-it, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër! appeared first on InfoShqip.com.