Hekuran Murati i kundërpërgjigjet Përparim Ramës për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ku ky i fundit i ka dërguar sot shkresë zyrtare për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, Murati i kërkon Ramës që ai t’i thotë kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të këtij subjekti politik

Nëntor 13, 2025 - 20:30
 0
Hekuran Murati i kundërpërgjigjet Përparim Ramës për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës
Hekuran Murati i kundërpërgjigjet Përparim Ramës për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës

Hekuran Murati i kundërpërgjigjet Përparim Ramës për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ku ky i fundit i ka dërguar sot shkresë zyrtare për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Murati i kërkon Ramës që ai t’i thotë kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të këtij subjekti politik, të votojnë buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend.

“Përparim, thuaj Lumirit bashkë me deputetët tjerë le ta votojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Murati.

“Por meqenëse sqarimet publike nuk duket se po kryejnë punë, atëherë jam i detyruar që të dorëzoj padi për shpifje ndaj Përparim Ramës, por edhe kujtdo tjetër që vazhdon të dezinformojë për gjoja vendime për bllokim të buxhetit”, ka deklaruar ministri në detyrë.