Prishtinë: Arrestohen dy persona, në një furrë vodhën arkën e bamirësisë
Në Prishtinë janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se në një furrë të bukës kanë vjedhur arkën me paratë e bamirësisë. Sipas policisë, në arkë gjendeshin 113.61 euro, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se kanë hyrë


Në Prishtinë janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se në një furrë të bukës kanë vjedhur arkën me paratë e bamirësisë.
Sipas policisë, në arkë gjendeshin 113.61 euro, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se kanë hyrë në furrën e bukës dhe kanë vjedhur arkën me para të bamirësisë. Të dyshuarit janë ndaluar nga policia dhe atyre u është gjetur dhe sekuestruar arkën në të cilën kishte pas 113.61 euro të metalta, një maskë dhe një thikë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.