Pritet të zhvillohen kapacitetet mes Kosovës dhe Turqisë për municione të kalibrave të ndryshëm

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqi, Haluk Gorgun. Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet e fushë së mbrojtjes. “Në Antalia, në

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  6
Pritet të zhvillohen kapacitetet mes Kosovës dhe Turqisë për municione të kalibrave të ndryshëm
pritet-te-zhvillohen-kapacitetet-mes-kosoves-dhe-turqise-per-municione-te-kalibrave-te-ndryshem

pritet-te-zhvillohen-kapacitetet-mes-kosoves-dhe-turqise-per-municione-te-kalibrave-te-ndryshem

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqi, Haluk Gorgun.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet e fushë së mbrojtjes.

“Në Antalia, në kuadër të Forumit Diplomatik takova presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqi Prof. Dr. Haluk Gorgun, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale”.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, Kosovë dhe Turqi, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim