Produktet që eksportohen dhe importohen më së shumti nga Maqedonia e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 ka deficit të tillë tregtar sa mbulimi i importit me eksport është vetëm 70.3 përqind. Në këtë periudhë ka pasur rënie të eksportit dhe importit në vend, transmeton Portalb.mk. “Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet […]


Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 ka deficit të tillë tregtar sa mbulimi i importit me eksport është vetëm 70.3 përqind. Në këtë periudhë ka pasur rënie të eksportit dhe importit në vend, transmeton Portalb.mk.
“Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e ulëses nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse”, raportoi Enti shtetëror i Statistikave.
Në vitin 2024, Maqedonia e Veriut ka shënuar deficit tregtar në vlerë prej 3.2 miliard euro.
“Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike”, sqaroi Enti.
Maqedonia e Veriut më së shumti shkëmbim tregtar kryen me Gjermaninë, Britaninë, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.