Shoqatat e gazetarëve në RMV më 30 prill do të zhvillojnë aksionin për dhurimin e gjakut me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias zhvillon aksionin e dhurimit të gjakut më 30 prill 2025, me të cilën do të shënohet 3 maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Aksioni, në të cilin një numër i madh kolegësh do të afirmojnë humanizmin, do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në […]


Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias zhvillon aksionin e dhurimit të gjakut më 30 prill 2025, me të cilën do të shënohet 3 maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Aksioni, në të cilin një numër i madh kolegësh do të afirmojnë humanizmin, do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në disa lokacione të vendit, transmeton Portalb.mk.
Më 30 prill 2025, nga ora 08:00 deri në 14:00, lëngu i çmuar jetëshpëtues do të mund të dhurohet në Shkup në ambientet e Qendrës ditore të dhurimit të gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (DHO “Dare Xhambaz”). Në të njëjtën kohë, në hapësirat e shërbimeve të mjekësisë së transfuzionit në Qendrën Klinike Manastir, në Spitalin e Përgjithshëm në Strumicë, në Institutin e Shëndetësisë Publike Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe në Qendrën Klinike në Shtip, gjak mund të dhurohet nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Fushata e dhurimit të gjakut, e cila organizohet për të tretin vit me radhë, mbahet në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
Për të organizuar në mënyrë efikase këtë aksion solidariteti, duhet të regjistroheni në adresën elektronike të SPGPM-së – [email protected].
Deklaratat me rastin e shënimit të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nga kryetari i SPGPM-së Pavle Belovski, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski dhe sekretares së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit Suzana Tuneva Paunovska janë paraparë në ora 10:00 në lokalet e Qendrës Dare Xhambaz.